Policia gjermane konfiskojnë veturën Porsche, sepse po “ua merrte sytë” vozitësve të tjerë

Policia gjermane konfiskojnë veturën Porsche, sepse po “ua merrte sytë” vozitësve të tjerë

Një shofer është urdhëruar të mos del në rrugë me veturën e tij Porsche e tij, të “veshur me një shtresë ari”, pasi ishte.

Sipas mediave të huaja, policia në Hamburg, Gjermani vërejti shoferin 31-vjeçar dhe e ndaloi atë, duke i thënë se Porsche Panamera e tij ishte e rrezikshme, pasi mund të “verbonte shoferët e tjerë”.

Kështu, ata e urdhëruan atë për të hequr “shtresën” dhe për të ri-regjistruar automjetin e tij, por pohojnë se ai u ndal më vonë për shkak se nuk dëgjoi një urdhër të tillë.

Pas ndalimit të dytë, policia mori çelësat, letrat dhe targën e tij para se automjeti të tërhiqej në një garazh.

Panamera Porsche u fotografua më vonë pasi u kap.

Mediat lokale pretendojnë se një pronar i një Lamborghini u ndalua në të njëjtën kohë me një “shtresë“ të tillë, por ai zbatoi urdhrat dhe e largoi atë.