Një person në Gjakovë është arrestuar në mbrëmjen e të premtes, pasi kishte organizuar një aheng familjar me 27 persona, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.
Personi pas intervistimit është liruar.
Ahengjet familjare janë të ndaluara me masat e reja të Qeverisë së Kosovës për luftimin e pandemisë COVID-19.
Po të premten në Gjakovë në fshatin Skivjan është arrestuar një person pasi kishte ushtruar veprimtarin në lokalin e tij, duke mosrespektuar vendimet e Qeverisë. Personi në fjalë është dërguar në mbajtje për 48 orë.