Policia interviston dy zyrtarë komunalë të Mitrovicës

Policia interviston dy zyrtarë komunalë të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka intervistuar sot një ish-zyrtar komunal në Mitrovicë dhe një zyrtare të njërës nga drejtoritë e komunës.

Zëdhënësi i PK’së, Baki Kelani ka konfirmuar për Gazetën Express se të dy janë intervistuar mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës.  

“Mund të konfirmojmë se, sot janë intervistuar një ish zyrtar dhe një zyrtare e një Drejtorie në Komunën e Mitrovicës,  për dyshime të keqpërdorimit të detyrës zyrtare”, ka thënë Kelani.

Ai tutje ka treguar se të njëjtit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. /Express/