Sektori për punë të brendshme në Shkup-Njësia për tregtinë e palejuar, deri te Prokuroria Themelore Publike në Shkup, ka ngritur padi penale kundër D.M.(35) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos.
Me 24.06.2019 rreth orës 13.15, në bazë të një urdhri gjyqësor, zyrtarët policor kanë kryer kontroll në shtëpinë dhe hapësirat shtesë tek i padituri. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 486.06 amfetamin, tableta metilen-dioksimetamfetin (MDMA), marihuanë dhe dy peshore digjitale me mbetje nga amfetamin, kokain dhe marihuanë.
Lëndët e gjetura janë dërguar për ekspertizë, ndërsa i padituri D.M. është arrestuar në Stacionin Policor në Qendër.