Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi të dyshuar për vrasje të rëndë

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një personi të dyshuar për vrasje të rëndë

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e një të dyshuari për veprën penale “vrasje e rëndë”. Bëhet fjalë për 43-vjeçarin, Haki Gjocaj nga Baballoqi i Deçanit, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia Rajonale e Pejës ka bërë me dije se ka siguruar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Pejë, për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë. /Gazeta Express