Vetëm dje në Tetovë në tre raste të ndara uniformat blu kanë arrestuar 4 persona, transmeton Flaka
Dje rreth orës 12 e 30 minuta, me urdhër të Gjykatës Themelore Tetovë, pjestarë të policisë nga Stacioni policorë Tetovë, në rrugën e “Ilindenit” , kanë arestuar personin I.V. (59) nga fsahti Xhepçisht i Tetovës, i cili kërkohet për vuajtje të dënimit me burg, kështu që i njëjti është dorëzuar në burgun e Tetovës për vuajtje dënim.
Po dje rreth orës 21.00, pjestarët e policisë nga Stacioni policorë Tetovë, kanë privuar nga liria personat N.S. (28) dhe M.N. (22) të dy nga fshati Gllumovë-Komuna e Sarajit, për arsye se të njëjtit janë kapur duke kryer vepër penale ,,Vjedhje,, në një butik, në një qendrën tregtare në Tetovë, kështu që personi N.S. i ka fyer dhe në mënyrë agresive është sillur me pjestarët e policisë.
Pas zbardhjes së plotë të rastit, ndaj tyre do të pasojnë edhe parashtresa adekuate.
Po të martën rreth orës 15 e 30 minuta, në Çarshinë e Epërme në Tetovë, pjestarë të policisë kanë privuar nga liria personin J.C. (38) nga Tetova, për shkak se ka kryer vepra penale ,,Vjedhje,, dhe Vjedhje të rëndë,, ku gjatë arestimit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar gjësendet e vjedhura.
Pas dokumentimit dhe zbardhjes së plotë të rastit, ndaj tij do të pasojnë edhe parashtresa adekuate.