Sektori për punë të brendëshme Tetovë, gjatë këti muaji fillon me implementimin, e një projekti të ri preventiv “Parandalimi nga vjedhjet e rënda” ku bartës dhe koordinues i këtij aktiviteti është Njësiti për prevencion.
Në suaza të këtij projekti, janë planifikuar 27 takimke me qytetarët, të cilat do të organizohen në Tetovë, Gostivar dhe fshatrat Pirok, Çegran, Vrapçishtë, Çellopek, Negotinë, Debresh, si dhe në vende tjera të këtij rajoni. Në këto takime, të cilata janë paraparë që të mbahen në mjedise urbane, zyra vendi dhe këshilla banesash, qytetarët nga afër do të njoftohen me format dhe mënyrat më efikase të mbrojtjes nga vjedhjet e këtilla, gjegjësisht në periudhën e sezonës turistike verore. Kjo për arsye se më së shumti, gjatë muajve të verës një numër i madh i qytetarëve, një periudhë caktuar nuk janë prezent në shtëpitë dhe banesat e tyre, ose veturat e tyre i lejnë nëpër oborre.
Qytetarëve, veçanërisht do t’ju tërhiqet vërejtja, që të mos postojnë informacione dhe fotografi në rrjetet sociale, se gjinden në ndonjë qendër turistike, të mbyllin dhe sigurojnë mirë dyert dhe dritaret e shtëpive, dhe në mënyrë kualitative të sigurojnë shtëpit e tyre me alarme ose video mbykqirje, si dhe lloje tjera të paisjeve të sigurisë. Dhe jo vetëm kaq, por edhe të mos i lejnë stolit e vlefshme ose parat në shtëpi, para se të shkojnë në pushim.
Në këtë projekt, gjithashtu është paraparë, përforcimi i patrollimeve policore gjatë orëve të natës, periudhë kjo kur më së shpeshti kryhen këto vjedhje, nëpër shtëpi dhe banesa.