Alsat 2019-05-20T18:56:29+02:00
Prokuroria e Shkupit urdhëroi policinë ta gjejë taksistin i cili e ka incizuar deputetin Pavle Bogoevski. Pasi në opinion u publikua një audio bombë, Bogoevski pranoi se përmbajtja e bisedës është autentike. Ai dorrëzoi padi penale për përgjim të paligjshëm. Ndaj padisë së tij po vepron prokuroria. Policia duhet të hetojë në cilën periudhë nga muaji mars deri në maj derisa është vozitur me taksi është incizuar Bogoevski dhe më pas incizimi është publikuar në Youtube dhe në rrjetin social rus “Vkontakt”. Por duhet të zbulohet edhe me kë ka biseduar deputeti.
Prokuroria publike
Pas pranimit të kësaj informate nga ana e prokurorit publik kompetent, menjëherë është përgatitur kërkesë për dorëzimin e të dhënave në Youtube që kanë të bëjnë me hyrjet e profilit në fjalë, IP adresa e shfrytëzuar për qasje dhe hyrje në atë profil dhe IP adresa prej ku është krijuar profili. Nga MPB është lëshuar urdhër të gjendet identiteti i taksistit që pretendohet të ketë incizuar bisedën, të gjendet nga cilat persona është kërkuar furnizimi me drogë dhe për kë është porositur.
Policia duhet të zbardhë se kush fshihet pas profilit Ilija Gromovnik në rrjetin social rus ku ishte publikuar biseda e Bogoevskit. Ndryshe, Bogoevski sot u paraqit në Kuvend, por refuzoi të flasë për aferën e bisedës për përgjuar. Ditëve të fundit përmes Facebook-ut sqaroi se ka porositur vaj kanabisi. VMRO-DPMNE, nga ana tjetër e akuzoi se ka porositur kokainë, duke iu referuar zhargonit që e përdorë deputeti. Opozita kërkon që Bogoevski të tërhiqet nga posti i deputetit.
Bojan Stojanovski
Loading…