Policia në Mitrovicë sekuestron një armë

Policia në Mitrovicë sekuestron një armë

Policia në Mitrovicë në orët e mëngjesit ka realizuar një bastisje në një shtëpi në fshatin Kçiq i Vogël të Mitrovicës.

Bastisja është realizuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, me ç’rast është gjetur dhe është sekuestruar një armë e llojit pushkë automatike.

Në cilësi të të dyshuarit është arrestuar R. M.,30 vjeçar, i cili dyshohet se ka pasur në posedim armën. Pas procedurave intervistuese, i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale ‘kanosje’ dhe ’mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armë’. /Telegrafi/

TAGS