Policia nuk i dënon vozitësit për të mbushur arkën e shtetit

Policia nuk i dënon vozitësit për të mbushur arkën e shtetit

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski sot ka qenë i ftuar në “Utrinski Bring” ku ka folur për sigurinë e rrugëve në Maqedoninë e Veriut.

Siç thotë ai, e njejta po përmirësohet dhe po ulet numri i përgjithshëm i aksidenteve rrugore.

“Nuk mund të themi se mund të jemi të kënaqur nga numrat e tillë, sepse edhe një viktimë e vetme e aksidentit rrugorë është numër i madh. Që të ulen këto numra, MPB po përpiqet me aq sa ka mundësi më shumë të ndikon në aksionet preventive. Ne nuk i dënojmë vozitësit që ta mbushim buxhetin. Dënimet janë që të sanksionohen dhe të vetëdijësohen”, potencoi Angellovski.