Policia nuk konfirmon ndalimin e drejtorit të Stacionit të Autobusëve, u intervistuan dy presona

Policia nuk konfirmon ndalimin e drejtorit të Stacionit të Autobusëve, u intervistuan dy presona

Stacioni i autobusëve në Prishtinë përmes një njoftimi për media, thekson se drejtori i këtij stacioni, Luan Hoti, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës.

Në njoftimi, thuhet se arsyet e arrestimit të drejtorit është sjellja arrogante dhe sulmi ndaj disa punëtorëve dhe se i njëjti tani gjendet në stacionin policor jugu në Prishtinë.

Mirëpo sipas Policisë së Kosovës, nuk ka pasur ndonjë sulm.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Telegrafin se sot në stacionin policor janë intervistuar dy persona lidhur me një mosmarrëveshje që kanë pasur palët në vendin e tyre të punës.

“Sot në stacionin policor jugu në Prishtinë janë intervistuar dy persona lidhur me një mosmarrëveshje që palët kanë pasur në vendin e tyre të punës. Pas konsultimit të Prokurorit të shtetit nuk është iniciuar rast. Palët janë udhëzuar që kontestin e tyre ta zgjedhin në institucionet kompetente”, ka thënë Ahmeti./Telegrafi/

TAGS