Policia për dy muaj shqipton mbi njëmijë gjoba ndaj shoferëve

Policia e Kosovës nga 1 janari 2019 deri më 10 mars 2019 ka shqiptuar 1,321 fletëparaqitje për kundërvajtje ndaj shoferëve.

Sipas njoftimit për media, shoferëve përveç gjobës me të holla, të njëjtëve iu është shqiptuar edhe masa mbrojtëse “ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik”.

“Njësitë policore, përveç pikave të kontrollit të automjeteve apo patrullimeve në lëvizje, janë duke u përqendruar në identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtësve të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor. Po ashtu, ju njoftojmë se Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut, me të vetmin qëllim ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve rrugore në përgjithësi”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

TAGS