19 April 2018 / 15:24
Intensifikohen kontrollet në kufirin jugor me Greqinë për shkak të zhvillimeve të fundit në Siri dhe rrezikut të rritjes së numrit të refugjatëve, që do të kalonin përmes vendit tonë. Në Maqedoni vjen edhe policia kufitare evropiane Fronteks, e krijuar për të mbrojtur kufijtë e jashtëm të Unionit. Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski thotë se tani për tani nuk kanë asnjë njoftim për një rritje të madhe të numrit të refugjatëve.
Kriza e migracionit në çdo moment mund të rritet dhe kjo nuk është vetëm për shkak të kushteve të motit, por edhe për shkak të situatës në Lindjen e Mesme, por edhe në rajon, dhe për shkak të marrëdhënieve të Bashkimit Evropian me Turqinë. Kufirin jugor e ruajmë bashkërisht me pjesëtarë të policisë nga më shumë vende të rajonit dhe Evropës, ndërsa në fazë përfundimtare jemi në lidhjen e një kontrate me Fronteks, e cila do të ndihmojë në mbrojtjen e kufirit tonë jugor dhe kështu mund të konstatojmë se Maqedonia është e gatshme për çdo lloj vrulli – deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.
Spasovski tha se të dy qendrat e pritjes në Tabanovcë dhe Gjevgjeli janë gati të pranojnë refugjatë të ri. Pas mbylljes së rrugës së emigrantëve në Ballkan, ndjeshëm është rritur numri i kalimeve të paligjshme dhe kontrabandistëve që po përpiqen që refugjatë për një shumë të caktuara parash t’i zhvendosin nga njëri në kufirin tjetër. Ndjeshëm është përmirësuar edhe bashkëpunimi me policinë greke.
Ne kemi krijuar një mënyrë të re për bashkëpunim të ardhshëm. Kemi formuar ekipe të përbashkëta dhe qendra të përbashkëta të kontaktit. Jo vetëm një qendër kontakti, por edhe pika kontakti në të cilat do të bashkëpunohet në varësi të çështjeve, në fushën e migracionit, krimit të organizuar, trafikimit të drogës – tha Laze Velkovski, Drejtor i Byrosë për Siguri Publike.
Në Ohër, shefat e policisë nga Evropa Juglindore diskutuan se si ta përmirësojnë luftën kundër krimit ndërkufitar, terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, në mënyrë që të rritet niveli i sigurisë.