Policia vihet pas mamasë amerikane që “kërkonte” të dashur për djalin (Foto)

Policia vihet pas mamasë amerikane që “kërkonte” të dashur për djalin (Foto)

Pasi morën një njoftim të çuditshëm, për një grua rreth të 50-ve që ndalte vajza korridoreve të universitetit, policia e Merilendit në SHBA  zbuloi se bëhej fjalë për nënën e një studenti, e cila u tregonte vajzave foton e të birit, duke u sugjeruar të dilnin për një kafe.

Nuk dihet me saktësi se sa vajzave u është afruar, por shumë studentë u ankuan për pasigurinë që u krijonte prania e çuditshme e gruas.

Policia u detyrua të publikojë një njoftim që studentet të ruhen prej saj, duke dhënë përshkrimin, si dhe një foto. /tch/

TAGS