Politikanët t`i vjedhin edhe brekët e jo vetëm platformën

Politikanët t`i vjedhin edhe brekët e jo vetëm platformën

Hamdi Nuhiju

Partia politike “Alternativa” qysh para shpalljes së datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut ka shpallur një kampanjë ose platformë politike ‘Vatra Jonë’ e cila platformë ka marr jehon të madhe në mesin e popullit shqiptar.

Nuk ka ditë dhe natë ku kryesuesit e kësaj partie nuk janë duke vizituar odat e shqiptarëve për të carë hallet dhe dertet e zbrazjes së Maqedonisë Veriore nga shqiptarët. “Alternativa” po mbledh ose thith nektarin si një bletë punëtore nga të gjitha lulet në të gjitha trevat shqiptare në Maqedoninë e Veriut që në fund ta shndërroje në një platformë e cila do të pasonte me aksione konkrete në këtë ose qeverinë e ardhshme.

Ndalimi i shpërnguljes së shqiptarëve është një hall i vërtetë dhe i realtë. Nuk ka ambient ose shtëpi shqiptare në Maqedoninë e Veriut që nuk përballet me këtë temë. Faktorët që kanë sjell deri te shpërngulja e shqiptarëve janë të shumtë, por unë do të përmendi vetëm një në formë përshkrimi.

E dini të gjithë se si janë realizuar punësimet në Maqedoninë Veriore. Administrator shqiptar me shkolla të mesme të punësuar nga BDI-ja dhe të cilët 10 vite marrin rroga duke qëndruar në shtëpi. Ndërsa kuadrot cilësore shqiptare me fakultet, magjistratura dhe doktoratura detyroheshin që të punojnë taksi, të shesin në tregun e gjelbër, të punojnë ndërtimtari për të siguruar kafshatën e gojës. Karshi një padrejtësie të këtillë sistematike të krijuar nga BDI-ja, është normale që këtyre njerëzve t`i plas durimi dhe të marrin rrugën e mërgimit me qëllim që sa më lehtë të sigurojnë ekzistencën e tyre. I nëncmuar se i nëncmuar, së paku ai nëncmim të paguhet me një cmim! Kështu llogarisin këto hallexhinj shqiptar që BDI-ja i zbrazi nga Maqedonia e Veriut.

Menjëherë pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, partia politike Aleanca për Shqiptarët doli me platformën “Kthehu”. Ideja dhe vizioni i kësaj platforme ka të bëje me kthimin e trurit shqiptar nga mërgimi dhe dhënien e kontributit në atdhe. Qëllimi i kësaj platforme është që të rinjtë dhe të rejat shqiptare mos të ikin në mërgim por të ngelin në Maqedoninë Veriore për të dhënë kontributin e tyre.

Në esencë shpërngulja e shqiptarëve të Maqedonisë Veriore është brengë për të gjitha partitë politike shqiptare në Maqedoni me përjashtim të BDI-së dhe liderit të saj, Ali Ahmeti, i cili në një intervistë në televizionin Alsat-M pat thënë se ne nuk guxojmë që t`ia ndalojmë perspektivat njerëzve.

Sipas Ali Ahmetit perspektivat e të rinjve shqiptar të Maqedonisë Veriore janë në idenë e shpërnguljes së përhershme në mërgim dhe lënies shkret të fshatrave dhe qyteteve shqiptare.

12 prilli i vitit 2020 do të jetë një datë e dhimbshme për shumicën e politikanëve shqiptar në Republikën e Maqedonisë Veriore. Me këtë datë, do ta kuptojnë qartas se cfarë kanë bërë ata për shqiptarët. Do të kuptohet qartas se kush me të vërtetë është i interesuar për të kthyer rininë shqiptare në Maqedoni, kush punëson njerëz pa asnjë denar korrupsion, kush nuk hakmerret politikisht duke i ngritur në detyrë dhe zgjidhur nivelizimin e pagave?

Do të zbardhen shumë gjëra ku votuesi shqiptar do të dije qartas të dalloje “dy Musat” prej Asafëve, Hisni Ismailit dhe vlerave tjera në tregun politik.