Politikani maqedonas, për xhandarmërinë serbe në Kosovë: Po nxehet, kjo është e mirë

Politikani maqedonas, për xhandarmërinë serbe në Kosovë: Po nxehet, kjo është e mirë

Biznesmeni dhe politikani nga Maqedonia Veriore, Ljupco Palevski ka komentuar futjen e xhandarmërisë serbe në territorin e Republikës së Kosovës.

Me këtë veprim, ai thotë se po përgatitet diçka. “Balanci etnik, po nxehet dhe kjo është mirë…!”, – ka deklaruar ai.

Ndryshe, Palevski njihet si politikan kontraverz në Maqedoninë Veriore.

Ai ishte arrestuar vitin e kaluar në Beograd, para se të nisej për në Moskë.

Palevksi kishte transmetuar një bisedë telefonike të regjistruar në mënyrë të paligjshme midis Ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski nga LSDM-ja dhe ish-ministres së Brendshme, Gordana Jankuloska nga VMRO-DPMNE.