Pollog, pronat dhe financat shkak për përleshje fizike mes familjarëve

Pollog, pronat dhe financat shkak për përleshje fizike mes familjarëve

Në rajonin e Pollogut gjatë ditës së djeshme janë raportuar disa konfrontime fizike mes familjarëve për shkak mosmarrëveshjeve për çështje  të pronësisë dhe çështje financiare. Në dy raste ka pasur zënka mes vëllezërve.

“Më 06.08.2020 në orën 16 e 30 minuta, Njësinë Policore-Rostushë, personi D.Z. (54) nga fshati Prisojnicë ka raportuar, se të njëjtën ditë rreth orës 16 e 20 minuta në fshat në vendin e quajtur “Asanovci” përballë shtëpisë ku ai jeton me vëllanë e tij L.Z., për shkak të marrëdhënieve të prishura familjare dhe mosmarrëveshjeve për ndërtimin e një objekti ndihmës, është prishë rendi dhe qetësia publike, me një konfrontim fizik, të cilës i paraprirë një zënkë verbale midis tyre”, thonë nga SPB-Tetovë

“Më 07.08.2020 në orën 03 e 10 minuta në Stacionin Policor-Gostivar personi T.B. (51) nga fshati Çegrane raportoi se më 06.08.2020 rreth orës 17:30 në fshat, më saktësisht në oborrin e shtëpisë së tij, derisa po pastronte oborrin, ka mbërritur vëllai i tij F.B. i cili për shkak të problemeve dhe mosmarrëveshjeve financiare e ka sulmuar fizikisht personin  T.B.”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

Nga SPB- Tetovë njoftojnë se tashmë janë marrë masat dhe aktivitetet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rasteve, pas çka do të vijojnë parashtresa adekuate.