Polumbarët e RENEA-s gjejnë dy pistoleta në lumin Shkumbin, dyshohet se…

Polumbarët e RENEA-s gjejnë dy pistoleta në lumin Shkumbin, dyshohet se…

Polumbarët e RENEA-s, kanë gjetur dy pistoleta të hedhura në lumin Shkumbin, gjatë aksionit të zhvilluar për gjetjen e thikës me të cilën Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili kishin ekzekutuar Regis Runajn.



Nuk dihet nëse pistoleta është hedhur në këtë vend nga të njëjtat persona, për të humbur gjurmët.

Sakaq, armët janë dërguar për ekzaminim në laboratorin shkencor në Tiranë për të parë nëse janë përdorur në ndonjë nga ngjarjet kriminale të ndodhura kohët e fundit në Elbasan.