Poni përlotet nga befasia që i bëri djali në mungesë të sajën për disa ditë

Këngëtarja labe Poni është shumë e pëlqyer për muzikën e saj.

Duke qenë muzikante me profesion, shpesh asaj i bie që të jetë jashtë vendit me udhëtime të shpeshta për koncerte.

Lexo po ashtu:

E duke udhëtuar shpesh, bie që herë pas here të jetë larg më të dashurve të saj.

Me tu kthyer nga udhëtimi i fundit, Poni ka gjetur diçka në shtëpinë e saj, e cila e ka emocionuar shumë.

Bëhet fjalë për një vizatim nga djali i saj i vogël, ku ishte e vizatuar një lule dhe shkruaj: “Nënë të dua, urime ditën e nënave”.

Foto: Poni/InstaStory

Mesa duket, djali i saj i vogël nuk ka mundur t’i japë dhuratës nënës së tij me 8 mars, me ç’rast e ka lënë dhuratën në shtëpi për t’ia dhuruar në ditën që ajo do të kthehej.

Poni vendosi që ta ndajë me ndjekësit e saj në InstaStory këtë vizatim të veçantë, duke shkruar në mbishkrimin e saj: “Kur kthehesh në shtëpi”. /Telegrafi/

TAGS