24 Tetor 2018 / 15:57
Maqedonia mesatarisht brenda vitit humb nga rreth 40 milionë euro me politikën e barabartë tatimore, vlerëson ish ministri i Financave Nikolla Popovski. Ndër ndikimet negative nga tatimi i sheshtë prej 10% është thellimi i dallimeve sociale mes të pasurve dhe të varfërve. Popovski pret që tatimimi i paralajmëruar progresiv së shpejti të hyjë në fuqi.
Rekomandimi është se duhet të stabilizohet politika tatimore. Si dhe të vendoset siguri më e madhe në aktivitetet ekonomike të subjekteve ekonomike, se me çfarë normash tatimore do të ballafaqohen tek tatimi personal në të ardhmen. Normat çdoherë janë të ndryshueshme, në zgjedhje shkohet me norma më të ulëta, por duhet që sistemi të stabilizohet”- deklaroi Nikolla Popovski, ish ministër i Financave.