Porsche zgjeron gamën me dy modele të reja

Porsche zgjeron gamën me dy modele të reja

Prodhuesi i njohur gjerman i veturave, Porsche, ka zgjeruar gamën e dy modeleve të famshëm – 718 Cayman dhe 718 Boxter.

Porsche, së shpejti do të ofrojë për konsumatorët edhe versionet e reja të quajtura 718 Cayman GTS 4.0 dhe Boxter GTS 4.0.

Numri 4.0 në emër zbulon se këto dy versioneve të reja do të kenë motor 4.0-litër me 6 cilindra e kapacitet prej 294 kW/400 kuajfuqi, në kombinim me marshin manual me 6 shpejtësi, transmeton Koha.net. Po ashtu, versionet e reja shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë do të mund ta arrijnë për 4,5 sekonda ndërsa atë maksimale deri në 293 km/h.

Gjithashtu, Porsche 718 Cayman GTS 4.0 dhe 718 Boxter GTS 4.0 do të vijnë me amortizatorët me sistemin “Active Suspension Management”, mbrojtësit më ndryshe, set të ri të rrotave 20-inçësh me ngjyrë të zezë “Satin”, enterieri prej lëkure, ulëset sportive, etj.

Sa i përket çmimit, 718 Cayman GTS 4.0 dhe 718 Boxter GTS 4.0 në Gjermani do të shfaqen ka fundi i muajit mars me çmim prej 81,926 dhe 83,949 euro.