Portieri i Rangers përjashtohet nga loja, goditi në stilin karate kundërshtarin

Portieri i Rangers përjashtohet nga loja, goditi në stilin karate kundërshtarin
8:17 | 6 Maj 2019

Rangers do duhet të luajë pa portierin Allan McGregor për ndeshjet e ardhshme, në veçanti derbin ndaj Celtic pasi u ndëshkua me të kuq në ndeshjen ndaj Hibernian.

Portieri i parë i klubit skocez fillimisht largoi topin, para se të vendoste të godiste në stilin karate sulmuesin Marc McMulty.

Ishte momenti tejet i çuditshëm i portierit, i cili është kritikuar jashtëzakonisht në rrjete sociale, përcjell lajmi.net.

Ndëshkimi i portierit McGregor me të kuq dhe tre zëvendësimet e kryera, detyruan trajnerin Steven Gerrard të inkuadronte në portë një lojtar.

Ai që u sakrifikua ishte talenti Ross McCrorie. Ky i fundit bëri një punë të mirë për pak minuta sa qëndroi në rolin e portierit.

Rangers triumfuan me rezultat minimal, por janë jashtë garës për titull. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS