Pos Zidanet, Chelsea kontakton edhe Blancun

Chelsea duket se e ndarë mendjen që shumë shpejt ta shkarkojë trajnerin Maurizio Sarrin.

Ky i fundit ka humbur besimin pas disfatës së thellë 6-0 kundër Manchester Cityt dhe e ardhmja e italianit është vënë në pikëpyetje.

Kjo ka bërë që anglezët të mendojnë për një strateg të ri, i cili duket se do të jetë francezi legjendar, Laurent Blanc.

(Foto: Getty Images)

Madje, TMW raporton sot se ish-trajneri PSG-së tashmë është kontaktuar nga The Blues dhe bisedimet pritet të finalizohen gjatë javëve të ardhshme.

Në të vërtetë, gjatë ditës së djeshme është raportuar se The Blues po kërkojnë shërbimet e Zinedine Zidane, i cili gjatë verës së kaluar ishte larguar nga drejtimi i Real Madridit.

Lexo po ashtu:

Ndërkohë, Blanc ka tre vjet që nuk e ushtron detyrën e trajnerit pasi që ka zgjedhur paksa t’ia kushtoj kohën familjes.

Ndryshe, Chelsea zë pozitën e gjashtë të renditjes tabelore të ligës elitare angleze, ku ka pikë të barabarta me Arwsenalin- secili nga 50 sosh. /Telegrafi/

TAGS