Pothuajse e kryer, Granit Xhaka rikthehet në Bundesligë

Pothuajse e kryer, Granit Xhaka rikthehet në Bundesligë
10:00 | 24 Dhjetor 2019

Granit Xhaka është shumë afër një rikthimi në kampionatin gjerman të futbollit.

Është skuadra e Hertha Berlinit e cila është e interesuar për Xhakën, pasi dështuan në përpjekjet e tyre për të nënshkruar me mesfushorin e Luyonit, Lucas Tosurt.

Siç raporton RMC Sport,  Jurgen Klinsmann e dëshiron transferimin e ish-kapitenit të Gunners në janar dhe ka filluar bisedimet me agjentin dhe skuadrën londineze.

Xhaka pritet të largohet nga Arsenali pas momenteve jo të mira në të cilat është duke kaluar, pas trazirave të tij me tifozët në tetor. /Lajmi.net/

TAGS