Prag tragjedie, 15 familje të një pallati flenë me frikë nga shembja

Prag tragjedie, 15 familje të një pallati flenë me frikë nga shembja

15 familje në lagjen “Punëtori” në Gjirokastër zgjohen e flenë me frikën se pallati ku jetojnë mund të shembet.

Reshjet e shiut kanë shtuar rrëshkitjet e dherave e për pasojë edhe rrezikun.

Selvia Visha, 11 vite më parë humbi vajzën dhe mbesën pas rrëzimit të një pallati 5 katësh në Gjirokastër. Me dhimbjen ende të freskët, ajo apelon për ndërhyrje emergjente që të tilla tragjedi të mos përsëriten.

Selvie Visha: Prandaj duhet vënë dorë shteti. Janë 15 familje, po nuk ka mundësi, të na japë hyrje të fusim kokën, e kemi të siguruar. Dhimbja ime nuk ikën kurrën e kurrës. Humba vajzën time dhe mbesën, 35 dhe 13 vjece. E cfarë u bë? Asgjë.

Rreziku në këtë pallat u shfaq 1 vit më parë dhe po në të njejtën situatë ndodhen edhe disa shtëpi private.

Banorë: “Po neve të frikësuar jemi se me këto shira tani, problem është.”

“Kur do marrin masa? Kur të bjerë pallati.”

Banorët kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë për t`ju ofruar një strehë të sigurt.

Një vit më parë, bashkia hartoi një projekt me vlerë 3.8 mln lekë për studimin inxhinierik dhe stabilizimin e rrëshqitjeve por pavarsisht rrezikut nuk është marrë asnjë masë për banorët.