Prani e lejuar e publikut për GP në Gjermani

Prani e lejuar e publikut për GP në Gjermani

Nirnberg, 21 shtator 2020 (MEDIAL) – Gran Pri gjermane në Formula 1 mund të mbahet shikuesve, kumtuan autoritetet shëndetësore. Gara mbahet më 11 tetor në rrugën “Nirburggring”. Vendimi për të pasur publikë do të çojë drejt masave më rigoroze të sigurisë, të cilat do të prezantohen në mënyrë të posaçme nga organizuesit.

Rruga në Gjermaninë perëndimore nuk ishte nikoqire e rrugës në shtatë sezonet e fundit. Ndryshimi në kalendar iu referua pandemisë së koronavirusit, ndërsa eliminimi i disa qarqeve nga Amerika Veriore dhe Azia e mundësoi Gran Prinë gjermane. Organizuesit do të lejojnë prani të 20 mijë shikuesve në secilën nga tre ditët garuese në truallin gjerman.

Shitja e alkoolit do të ndalohet, ndërsa shikuesit do të kenë bileta të personalizuara me ulëse të sakta në sektorë të caktuar në tribuna.