Duke filluar nga sot emisioni Frontal zhvendoset nga studio nëpër komunat e Kosovës për të sjellë tek shikuesit kandidatët e partive politike që garojnë për deputet të kuvendit të Kosovës.
Frontal sot nis maratonën me Podujevën ku përballë njëri tjetrit janë Nexhmi Rudari, LDK, Shpejtim Bulliqi, VV, Mrika Thaçi, AAK-PSD, Fahri Osmani, PDK dhe Xhemajl Hasani nga NISMA.
Emisioni do të xhirohet në sheshin “Zahri Pajaziti” në Podujevë dhe nis në orën 17:00./Express