Prej sot punëdhënësit mund të dorëzojnë kërkesa për mbështetje financiare për pagën e muajit maj

Prej sot punëdhënësit mund të dorëzojnë kërkesa për mbështetje financiare për pagën e muajit maj
Tash esht Koha

Prej sot deri më 7 qershor punëdhënësit mund të dorëzojnë kërkesa për mbështetje financiare për pagesë të pagës për muajin maj 2020, ndërsa deri më 5 qershor për subvencionim 50 për qind kontribute nga sigurimi i obliguar social.

Siç kumtoi DAP, prej sot deri më 5 qershor mund të dorëzohen edhe kërkesa për mbështetje financiare nga kryerësit e pavarur të veprimtarisë.

Në maj DAP kontrolloi dhe përpunoi gjithsej 23.861 kërkesa për mbështetje financiare për pagesë të pagës të më shumë se 120.000 të punësuarve. Një numër i vogël i kërkesave ende janë në procedurë të shqyrtimit dhe përpunimit.

“Vetëm masën e mbështetjes financiare për pagesë të pagave për muajin prill e kanë shfrytëzuar 19.350 kompani, për 127.426 persona të punësuar nga të cilat: 42 kompani të cilat kanë mbi 250 të punësuar (për 26.680 të punësuar), 300 kompani me të punësuar prej 51 deri 250 (për 27.635 të punësuar), si dhe 19.008 kompani me të punësuar prej 1-50 (për 73.111 të punësuar). Kombinimin e masës së mbështetjes financiare për pagesë të pagës dhe masës së subvencionimit 50 për qind të kontributeve nga sigurimi i obliguar social e kanë shfrytëzuar 1.427 kompani me 10.668 të punësuar nga të cilët 516 nga veprimtaria e transportit, 724 nga hotelieria dhe 187 nga turizmi dhe atë: tre kompani me mbi 250 të punësuar (për 478 të punësuar), 24 kompani me të punësuar prej 51-250 (1.984 të punësuar) dhe 1.400 kompani me numër të punësuarve prej 1-50 (8.206 të punësuar)”, citon DAP.

Masën e subvencionimit 50 për qind e kontributeve nga sigurimi i obligueshëm social e kanë shfrytëzuar 1.680 kompani, janë përfshirë 12.011 të punësuar dhe atë: tre kompani janë me mbi 250 të punësuar (846 të punësuar), 24 kompani me të punësuar 50-250 (2.082 të punësuar) dhe 1.653 kompani me të punësuar prej një-51 (për 9.083 të punësuar).

Masa e mbështetjes financiare të personit fizik i cili kryen veprimtari të pavarur është shfrytëzuar nga ana e e 5.187 personave të vetëpunësuar me kërkesa të dorëzuara të kompletuara sipas kësaj mase të personave fizik të cilët kryejnë veprimtari të pavarur u është lejuar edhe pagesa e e paguar e tërësishme prej 75.211.500 denarë.

Shfrytëzimi i mbështetjes financiare nga ana e punëdhënësve sipas rajoneve që i administron DAP është: Shkup 5.787, Shtip 3.310, Tetovë 3.591, Strumicë 1.372, Manastir 3.252, Prilep 2.038.

Drejtoria për të Ardhura Publike për masat ekonomike të cilat i zbaton ka hapur postë elektronike të veçantë [email protected] ku qytetarët, punëdhënësit kontabilistët dhe palët tjera të interesuara morën përgjigje rreth mënyrës së dorëzimit të vetë kërkesave, statusi i kërkesës, rregullimi i gabimeve të futura në kërkesa,…Në këtë email janë vendosur mbi 2.500 pyetje të cilat nga ana e nëpunësve tatimor përgjigjen.

DAP informon edhe se masën-lirim nga vlera e pagesës së akontacioneve për tatim të të ardhurave personale kanë shfrytëzuar 680 obligues tatimor, ndërsa masën lirim nga pagesa e akontacioneve të tatimit të fitimit 818 obligues tatimor dhe atë: 165 nga veprimtaria e transportit, 126 nga veprimtaria e hotelierisë, 86 nga veprimtaria e turizmit, 441 nga veprimtaritë tjera.

Tash esht Koha