Alsat 2019-11-22T22:40:18+01:00
Denis Preshova, asistent pranë fakultetit juridik në Shkup, në paraqitjen e tij të sotme në emisionin 360 gradë në Alsat thotë se Gjykata Kushtetuese është në qendër të vëmendjes vetëm atëherë kur punon në shqyrtimin e disa agjendave të caktuara dhe kështu reputacioni dhe autoriteti i këtij institucioni është mjaft i ulët.
“Rrallë herë flitet për Gjykatën Kushtetuese. Flitet për situata të tilla kur me të vërtetë mund të bëjë dëme të mëdha. Flitej në disa raste kur duhej të lëshohet Kuvendi. Seriozisht flitej në një situatë kur mendohej se i mundësoi presidentit të atëhershëm të sillte vendim për faljet kontroverse… ndërsa edhe sot ende nuk i kemi pastruar çështjen në lidhje me faljen dhe se çfarë statusi kanë ato, a do të duhej të sillen ato vendime, apo nëse ishte e lejueshme tërheqja e tyre…”,thekson Preshova.
Loading…