5 Mars 2019 / 15:16
Praktika e zgjedhjeve lokale, pritet të aplikohet edhe në zgjedhjet presidenciale. Liderët e partive politike, në takime me votuesit, do të kërkojnë mbështetjen e qytetarëve në emër të kandidatëve për president. Sipas ekspertëve, kjo betejë mes partive paraqet mungesë të kulturës politike dhe besimit në elektorat.
Ky fenomen besoj se nuk do të mungojë as në këtë proces zgjedhor, vetëm nëse kandidatët vendosin që në bazë të vullnetit politik dhe dëshirës për të ndryshuar klimën politike, duan ta ndryshojnë fushatën. Kjo në fakt vërteton se tek neve nuk sundon një nivel i larë politik dhe kulturë politike e cila i mundëson kandidatëve të luftojnë si individë”- thekson Xhabir Deralla nga Qendra Civil.
Duke pasur parasysh figurën e presidentit të shtetit, Deralla shton se subjektet do të hasin në vështirësi për të bindur anëtarësinë që të dalin dhe të votojnë. Sipas tij, për këtë duhet punuar bashkërisht edhe mediat dhe sektori civil.
Është shumë me rëndësi arritja e cenzusit sepse bëhet fjalë për një institucion ndër më të rëndësishmit edhe pse imazhi i këtij institucioni prej kohësh ka shënuar rënie”- pohoi Xhabir Deralla nga Qendra Civil.
Arritja e cenzusit paraqet problem tjetër për pushtetin dhe opozitën, gjë që në referendum nuk u arrit për shkak të bojkotit që i bëri VMRO-DPMNE dhe mos daljes së votuesve. Kjo besohet të jetë arsyeja që LSDM e BDI kanë ndryshuar shefat e shtabeve zgjedhore. LSDM kësaj radhe detyrën e Mile Zeqeviq i ka besuar Aleksander Kiracovskit, ndërsa BDI në vend të Atilla Rexhepit ka angazhuar Izet Mexhitin.
Adrian Kerimi
Loading…