6 Shkurt 2019 / 15:01
Rreth tre mijë qytetarë rrezikojnë të mos regjistrohen në listën e zgjedhore për presidencialet, pasi nuk posedojnë dokumente identifikimi. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve fton këta qytetarë të marrin dokumentet të përgatitura tashmë nga Ministria e Brendshme më së voni deri këtë të premte. Sipas Kodit Zgjedhor, një ditë pas shpalljes së zgjedhjeve, Ministria e Brendshme duhet t’i paraqesë të dhënat e shtetasve të moshës madhore në KSHZ, për të formuar listën zgjedhore.
KSHZ iu bënë thirrje të gjithë qytetarëve, të cilët dëshirojnë të realizojnë të drejtën e tyre të votës në Zgjedhjet e ardhshme Presidenciale, t’i marrin këto dokumente personale të përgatitura nga ana e MPB-së, do të thotë letërnjoftimet dhe pasaportat, për të cilët kanë aplikuar ndërkohë.” – theksoi Admir Shabani, Zëdhënës i KSHZ-së
Ndërkohë sa më shumë ofrohet koha e zgjedhjeve presidenciale, aq më tepër intensifikohen aktivitetet e organizatave, të cilat monitorojnë këto procese. Në konferencën e OSBE-ODIHR në Shkup, theksi u vu në pjesëmarrjen e personave me nevoja të posaçme në këto zgjedhje. Ky aktivist me karrocë nuk ka hezituar për tu informuar për të drejtat e tyre në proceset zgjedhore.
.. jemi larg të drejtave të plota për personat me nevoja të posaçme në procesin zgjedhor. Së pari, infrastruktura që është në nivel te pakënaqshëm dhe së dyti, qasja tek informacionet në vendvotime.” – u shpreh Vanje Terpjanov, Aktivist
Sipas të dhënave të MPB-së, rreth 3 mijë qytetarë janë në procedurë të marrjes së dokumenteve të identifikimit, por ende nuk i kanë marrë ato. Këtë të premte pritet të shpallen zgjedhjet Presidenciale. Nga KSHZ informojnë se lista zgjedhore do të publikohet më së voni 15 ditë pas shpalljes së zgjedhjeve presidenciale. Sipas afateve të Kodit Zgjedhor, më 21 prill do të zhvillohen zgjedhjet e rregullta presidenciale, dhe dy javë më pas rrethi i dytë i tyre.
Adnan Qaili
Loading…