Alsat 26.09.2020 11:57
Dita e dytë e vizitës zyrtare të presidentit slloven Borut Pahor në Republikën e Maqedonisë së Veriut është rezervuar për vizitë në Ohër, ku së bashku me nikoqirin e tij presidentin Stevo Pendarovski vizituan disa monumente të rëndësishme kulturoro-historike në këtë qytet.
Pendarovski dhe Pahor shëtitje nëpër pjesën e vjetër të Ohrit e filluan me vizitë në kishën “Shën Mëria” dhe Galerinë e ikonave. Vizita në Ohër përfundoi me vizitë në katedralen “Shën Sofia”.