Presidenti Ademi dhe sekretari Salihu arrijnë në Romë për Kongresin e UEFA-s

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, kanë mbërritur sot në Romë.

Atje do të marrin pjesë në Kongresin e 43-të të UEFA-s, i cili i zhvillon punimet më 7 shkurt.

Gjatë këtij kongresi do të mbahen zgjedhjet për president të UEFA-s si dhe për tetë anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Lexo po ashtu:

Presidenti aktual, Aleksander Ceferin pritet të rizgjidhet për mandat të ri katërvjeçar në krye të organizatës së futbollit evropian, duke pasur parasysh se nuk ka kundër kandidat.

Garë e madhe pritet për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, ku kandidat është edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

TAGS