Presidenti i Barcelonës flet për të ardhmen e Valverdes

Presidenti i Barcelonës flet për të ardhmen e Valverdes
8:21 | 8 Maj 2019

Presidenti i Barcelona, Josep Maria Bartomeu nuk ishte i gatshëm të diskutonte të ardhmen e trajnerit Ernesto Valverde, pas humbjes shokuese nga Liverpool.

Kampionët e La Liga-së shkuan me avantazh prej tre golave në ‘Anfield’, por befasisht atje u mposhtën 4-0 për t’u eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Valverde nuk është më i sigurt në stolin e Barcës, pavarësisht se fitoi dy kampionate radhazi, por gjithashtu pësoi dy remuntada radhazi në Evropë, transmeton lajmi.net.

‘’Ne tani jemi shumë të nxehur për shkak të eliminimit dhe nuk është koha e duhur për të diskutuar për të ardhmen e trajnerit’’.

‘’Tani, ne duhet të ngritemi kokën lartë sepse ka edhe një finale për t’u luajtur, ajo e Kupës së Mbretit’’.

‘’Do të ketë ditë të vështira për të gjithë, por ne duhet të ngrimte’’, deklaroi Bartmeu. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS