Presidenti i Barcelonës jep vendimin përfundimtar për Valverden

Presidenti i Barcelonës jep vendimin përfundimtar për Valverden
13:02 | 23 Maj 2019

Josep Maria Bartomeu ka përdorur paraqitjen e tij para senatit të Barcelonës për të mbështetur publikisht Ernesto Valverden dhe të insistojë në idenë se ai është njeriu i duhur që të vazhdojë të udhëheqë klubin.

“Dua të vlerësoj dikë që me dashamirësi dhe inteligjencë po ndihmon ekipin tonë, unë jam duke folur për Ernesto Valverden, të cilit i besojmë plotësisht”, tha presidenti i Barcelonës.

Përveç kësaj, Bartomeu kërkoi perspektivën e partnerëve gjatë vlerësimit të këtij sezoni dhe kërkoi që ata të mos lejojnë që turpërimi në Ligën e Kampionëve të eklipsojë një sezon të madh, përcjell lajmi.net.

“Ta fitosh La Liga-në ka merita të jashtëzakonshme dhe ju e dini më mirë se kushdo se duhet ta fitojmë këtë ligë. Por kritikat për eliminimin nga Liga e Kampionëve janë të respektueshme”

”Ne duhet të përqendrohemi në finalen e Kupës. Ju e dini se çfarë do të thotë të fitojmë dopietë edhe këtë edicion”, përfundoi ai.

Në këtë pikë, ai kujtoi se ka ende mundësi për të fituar dopietën, pasi takohen me Valencian në finale.

”Duhet të përqëndrohemi në finalen e Kupës. Kur të mbarojë sezoni mund të reflektojmë për të parë se çfarë mund të bëjmë që të fitojmë sërish gjithçka”. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS