Presidenti i Barcës tregon se si e humbën Pogban

Presidenti i Barcës tregon se si e humbën Pogban

Trajneri i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka zbuluar disa detaje interesante në tentimet e Barcelonës për të nënshkruar me Paul Pogba.

Barcelona ishte shumë afër që të nënshkruante me mesfushorin francez, para se ky i fundit të kalonte tek Manchester United.

Bartomeu ka bërë të ditur se katalanët ishin favoritët për nënshkrimin e Pogba, por në fund u ‘përjashtuan’ nga tregu pas ofertës marramendëse nga Man United.

“Kur ata e shitën lojtarin, ata na thanë për ofertën që kishin pranuar, dhe ne nuk mund të përballonim një shumë të tillë asokohe” ka thënë Bartomeu, transmeton lajmi.net.

Bosi i skuadrës së Barcelonës ka punuar shumë për të afruar një lojtar të kualiteti të lartë në ‘Camp Nou’ dhe pati sukses me emrat si Ivan Rakitic, Arthur Melo, por së fundmi edhe Frenkie de Jong. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS