Presidenti i Lille konfirmon shitjen e Pepe te kjo skuadër

Presidenti i Lille konfirmon shitjen e Pepe te kjo skuadër
23:12 | 31 Korrik 2019

Arsenal janë të vendosur të nënshkruajnë me Nicolas Pepe për 80 milionë euro, sipas presidentit të Lille, Gerard Lopez.

Pepe shënoi 22 gola në arriti 11 asistime në sezonin e kaluar në Ligue 1, me Lillen që përfundoi në vendin e dytë pas PSG-së.

Pepe këtë afat kalimtar është kërkuar nga shumë skuadra, por është Arsenal që ka bindur Lillen më në fund.

“Unë mendoj se do të bëhet brenda 24 orëve të ardhshme”, ka deklaruar Lopez për RMC, përcjell lajmi.net.

“Është 80 milionë euro fiks, plus disa detaje tjera”./Lajmi.net/

TAGS