Presidenti i Romës, Pallotta: Zaniolo dhe Pellegrini liderët e së ardhmes

Presidenti i klubit të Romës, James Pallotta, ka ngritur në qiell dyshen Nicolo Zaniolo dhe Lorenzo Pellegrini pas fitores në ndeshjen e parë ndaj Portos.

Numri një i klubit italian beson se dyshja do të jenë liderët e së ardhmes të Giallorossët.

“Luajtëm mirë si skuadër dhe ishim të pafat që Porto shënoi gol”, ka thënë Pallotta për SiriusXM.

Nicolo Zaniolo duke festuar golin ndaj Portos (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

“Duhet të kuptojmë se para natës së kaluar, Porto ishte e pamposhtur në 26 ndeshje, për herë të fundit kishe humbur në tetor”.

“Personat si Zaniolo dhe Pellegrini janë inteligjent dhe të matur përtej asaj që ju mund të mendoni. Ju po flitni për lojtarët që unë mendoj se janë lider te Roma”, ka shtuar Pallotta.

Lexo po ashtu:

Roma e fitoi ndeshjen ndaj Portos me rezultat 2-1, të dy golat u shënuan nga Zaniolo.

19-vjeçariu iu bashkua klubi romak në verën e 2018 nga Interi në kuadër të transferimit të Radja Nainggolan në Milano. /Telegrafi/

TAGS