Presidenti Shqipërisë Ilir Meta përgëzon dioqezën e Kosovës dhe ipeshkvin imzot Dodë Gjergji

Presidenti Shqipërisë Ilir Meta përgëzon dioqezën e Kosovës dhe ipeshkvin imzot Dodë Gjergji

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta vizitoi sot, në Prishtinë, selinë e dioqezës së Kosovës.

Siç shkruan VaticanNews, posa u njoftua për vendimin e Papës Françesku për të ngritur Kishën katolike të Kosovës nga Adrministraturë Apostolike në nivel dioqeze dhe për emërimin e ipeshkvit ordinar dioqezan në personin e imzot Dodë Gjergji, Presidenti i Shqipërisë, Shkëlqesia Tij Ilir Meta shkoi në Prishtinë për të përshëndetur këtë vendim të Papës e Selisë së Shenjtë e për të uruar bariun shpirtëror të këtij komuniteti.

Presidenti Shqipërisë, Ilir Meta gjatë takimit me ipeshkvin e Kosovës, imzot Dodë Gjergjin, vlerësoi lartë vëmendjen dhe kujdesit e Papës dhe Selisë së Shenjtë ndaj Kishës, shoqërisë e popullit shqiptar. Pas takimit me ipeshkvin imzot Dode Gjergji, Presidenti Meta vizitoi Katedralen e re kushtuar Shën Nënë Terezës në Prishtinë. Një Tempull që simbolizon përmasën transcendentale, na kujton vëllazërimin mes njerëzve, por ofron edhe një vlerë arkitektonike e artistike.

Kujtojmë se Delegati Apostolik për Kosovën, imzot Jean-marie Speich, më 24 majin e kaluar, gjatë vizitës së tij disa ditore, në ditën e festës së Zojës Ndihmëtare, në Katedralen e Prizrenit, solli dhe shpalli para popullit të Zotit ‘Bullën papnore‘ të themelimit të dioqezës së Prizren-Prishtinë dhe të emërimit të ipeshkvit ordinar të kësaj të dioqeze, në personin e imzot Dodë Gjergjit.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është i vëmendshëm ndaj komuniteteve fetare, vlerëson kontributin që këto komunitete japin për të mirën e jetës shoqërore të vendit, e posaçërisht për marrëdhëniet e mira që krijojnë edhe me arenën ndërkombëtare, si urë lidhëse të vendit, në këtë rast, me Selinë e Shenjtë.

TAGS