“Presidenti të respektojë afatet”/ Presidenca i përgjigjet kryeparlamentarit Ruçi

“Presidenti të respektojë afatet”/ Presidenca i përgjigjet kryeparlamentarit Ruçi

Gramoz Ruçi, i ka dërguar sot me një letër Presidentit Ilir Meta, ku i ka kërkuar që të respektojë afatet kushtetuese dhe të propozojë një emër të ri për kreun e KLSH-së. Ky post  mbahet aktualisht nga Bujar Leskaj. Menjëherë ka reaguar edhe Presidenca. Nëpërmjet zëdhënësit, Tedi Blushi, ky institucion shprehet se Meta ka propozuar tre kandidatura për KLSH.



Statusi i Tedi Blushit

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka marrë një letër pak ditë më parë nga Kryetari i Kuvendit, z.Gramoz Ruçi për çështjen e KLSH.

Presidenti Meta e ka respektuar me përgjegjshmëri maksimale detyrimin kushtetues duke propozuar tre kandidatura mjaft dinjitoze dhe të kualifikuara për të garantuar pavarësinë e KLSH.

Presidenti Meta si gjithmonë do të përmbushë detyrimet e Tij kushtetuese për të garantuar pavarësinë e institucioneve.