Presidenti Thaçi në Londër promovon librin që i dedikohet atij (Foto/Video)

Presidenti Thaçi në Londër promovon librin që i dedikohet atij (Foto/Video)

Presidenti i vendit Hashim Thaçi një ditë më parë udhëtoi për në Britani të Madhe, ku mori pjesë në promovimin e librit të tij në Londër.

Nga zyra e presidencës kanë arritur dhe pamjet e momentit kur vet personazhi kryesor i “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography” shihet ndërsa ndan autografe për ata të cilët do të pranojnë librin që i dedikohet jetës dhe veprës së tij, njofton Klan Kosova.

”Në fund shpresoj që ju të gjithë të gjeni gjëra interesante sa i përket jetës time e po ashtu dhe ngjarjes së Kosovës”, është shprehur Thaçi para të pranishmëve.

Ndërsa, në një deklarim përmes një postimi në Facebook, Thaçi tha se në promovimin e librit që i dedikohet atij, ishin të pranishëm dhe personalitete të jetës politike dhe publike në Britani të Madhe.

“Në praninë e një publiku të respektuar, ku merrnin pjesë akademikë, historianë, diplomatë, gazetarë dhe mysafirë të tjerë, sot në Londër u promovua libri “New State, Modern Stateman” i shkruar nga Roger Boys dhe Suzy Jagger. Para të pranishmëve për librin diskutuan autorët, ndërkaq me një fjalë rasti më nderoi ish sekretari i NATO-s, lordi George Robertson”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/

TAGS