17 Dhjetor 2018 / 10:09
Sasi të shumtë të mollës nga rajoni i Prespës edhe më tej qëndrojnë nëpër oborret dhe depot e banorëve, ku po kalben për shkak të shitjes së ulët këtë vit. Ata shprehin shqetësim edhe për shkak të çmimit të ulët blerës prej 0,8 denarë për kilogram mollë industriale dhe 6 denarë mollë për konsum. Kryetari i Shoqatës së pemëtarëve nga Resnja, Luben Pampulevski konsideron se dalje nga situata shihet në shitjen e mollës në Egjipt dhe Lindjen e Mesme.
Egjipti është konsumator i madh i mollëve, ne paguajmë shumë mjete drejt Greqisë për shkak se nuk kemi marrëveshje me Egjiptin si shtet, dhe kjo paraqet pengesë. Molla që shitet në Egjipt, shkon si ri- eksport nga Greqia ndërsa problem të ngjashëm kemi edhe me tregun rus ku Serbia ka disa privilegje të caktuara dhe një sasi e madhe e mollës tonë në Rusi shkon si produkt serb”.
Problem të ngjashëm ka edhe Shqipëria, dhe për këtë arsye, pemëtarët nga Prespa propozojnë që të dy shtetet bashkërisht të marrin pjesë në tregjet e Lindjes së Afërt. Nga komuna e Resnjës për Alsat thonë se para fillimit të grumbullimit ka pasur takim me përfaqësuesit e Ministrisë së jashtme që të përshpejtohen procedurat për lehtësime doganore për eksport në Egjipt. Ministria e bujqësisë e ka njoftuar MPJ-në për sasitë e mollës për konsum ndërsa ka pasur edhe eksport intervenues dhe ndihmë shtetërore.
Ministria e bujqësisë
“Lidhur me mollën industriale, Qeveria miratoi subvencion të ri intervenues për prodhuesit e mollës. Më saktë, prodhuesit e mollës që e dorëzojnë prodhimin e tyre tek blerësit e regjistruar që kryejnë eksport, marrin subvencion prej 3 denarë për kilogram mollë të dorëzuar”.
Në periudhën e miratimit të masës gjegjësisht prej 12 tetorit e deri më sot, janë blerë mbi 25 mijë tonelata mollë. Masa intervenuese do të mbetet në fuqi deri më 25 dhjetor. Sipas analizave, këtë vit në Prespë janë prodhuar mbi 135 mijë tonelata mollë ndërsa nëpër depot edhe më tej qëndrojnë rreth 55 mijë tonelata pa blerë.
Miki Trajkovski
Loading…