Prevenimi është më i mirë se shërimi – Melanoma

Prevenimi është më i mirë se shërimi – Melanoma

Dielli dhe  rrezatimi ultraviolet

Dr.Mybera Ferizi

Është vërtetuar shkencërisht se rrezet e diellit kanë efektin vitalizues në trupin dhe shpirtin e njeriut  dhe se nuk ka jetë pa diell.

Rrezatimi UV (vetëm 10% nga i tërë spektrit diellor) paraqet energji që dielli liron dhe e transporton në formën e grimcave të quajtur fotone.

Kjo është pjesë e spektrit të diellit biologjikisht më aktiv dhe përgjegjës për dëmtimin akut dhe kronik të lëkurës.

Rrezitja diellore nuk është e njejtë gjithkund në botë,si dhe,nuk e ka efektin e njejtë te të gjitha tipet e lëkurës dhe te të gjitha moshat.

Spektri UV është i ndarë në 3 fusha: UVC 100-280 nm, UVB 280-320 nm, UVA 320-400 nm.

Rrezet UVC nuk arrijnë sipërfaqen e Tokës, por këto rreze janë të zhytura në shtresën e ozonit të Tokës.

Për shkak të zvoglimit të shtresës së ozonit shfaqet mundësia e depërtushmërisë më të madhe të rrezeve të rrezikshme UVC.

Te disa mund të shkaktojë eritemë (skuqje) të lëkurës dhe mund të shkaktojë acarim të mukozës së syrit (konjuktivit) si dhe dëmtimin e kornesë.

Rrezet UVB arrijnë sipërfaqen e Tokës. Ata nuk kalojnë përmes xhamit të dritares, por kalojnë nëpër ujë. Në lëkurë shkaktojnëeritemë (skuqje të lëkurës), 12-24 orë pas rrezitjes, dhe pas 48-72 orë lëkura fillon të merr ngjyrë kafe. Shkaktojnë dëmtime në lëkurë, duke përshpejtuar plakjen e lëkurës, dhe janë konsideruar të jenë më përgjegjëset për zhvillimin e kancerit të lëkurës.

Rrezet UVA arrijnë sipërfaqen e Tokës në sasi të vogla. Këto rreze depërtojnë në xhamin e dritares. Në doza të vogla, ato nuk shkaktojnë eritemë të lëkurës. Në doza të mëdha shkaktojnë eritemë dhe një të ashtuquajtur pigmentim direkte që zhvillohetmenjëherë pas rrezatim UVA. Rrezet UVA depërtojnë thellë në lëkurë dhe janë përgjegjës për plakjen e përshpejtuar të lëkurës.

Tipet e lëkurës sipas ndjeshmërisë ndaj rrezeve të diellitklasifikohen në 6 grupe:

Grupi I: Djeget gjithmonë  dhe kurrë nuk pigmentohet, persona me ten të bardhë, me flokë të verdhë ose të kuq,me sy të gjelbërtose kaltërt dhe shpesh me pikla.

Grupi II: Djeget zakonisht,  dhe nganjëherë ndodh pigmentimi, persona me ten të bardhë, me flokë të verdhë ose të kuq,me sy tëgjelbërt ose kaltërt .

Grupi III: Djeget vetëm herë pas here,pigmentimi ështëgjithmonë i pranishëm.

Grupi IV: Djeget shumë rrallë, pigmentimi është veçanërisht ishprehur.

Grupi V: Njerëzit jashtëzakonisht të errët (p.sh. meksikanët, indianët).

Grupi VI: zezakët.

Pasojat e hershme të ekspozimit të tepërt ndaj diellit

Djegiet nga dielli (dermatiti solar) është një dëmtim i lëkurës i shkaktuar nga ekspozimi akut, drejtpërdrejtë i rrezeve UVB nga dielli. Zhvillimi i djegies nga dielli kryesisht varet nga tipi i lëkurës në raport me diellin, intenziteti i rrezitjes,periudha sezonale, kohëzgjatja e ekspozimit në diell, dhe shumë e rëndësishme reflektimi i rrezatimit mbi ujë, borë apo rërë.

Skuqja e lëkurës zakonisht ndodh 4-6 orë pas ekspozimit ndaj diellit të fortë dhe pas 12-24 orësh zhduket.Diku 72 orë pas ekspozimit në diell manifestohet pigmentimi ngjyrë bakrit.

Pasojat afatgjata të ekspozimit të tepërt ndaj diellit

Ekspozimi i tejzgjatur ndaj rrezeve UV shkakton plakjen e parakohshme të lëkurës.  Lëkura në zonat e ekspozuara duket më e vjetër në krahasim me moshën e personit.  Manifestohet me lëkurë të rrudhur, të thatë,të verdhë, pastaj pigmente të pabarabarta kafe dhe kapilarë të zgjeruar.

Në të vërtetë, rrezet UV (kryesisht UVA) depërtojnë në pjesët më të thella të lëkurës dhe dëmtojnë strukturën e fijeve të kolagjenit dhe atyre elastike.

Ekspozimi i kufizuar ndaj rrezeve të diellit është i mirë për të gjithë ne.Derisa ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve të diellit do fillojë të dëmtoj ADN—në e qelizave të lëkurës.

Përveq ndikimit në elastricitetin e lëkurës-rrudhosjen e hershme dëmtimi më serioz është zhvillimi i kancereve të lëkurës e më malinjë është MELANOMA.

Zhvillimi dhe manifestimi i kancereve të lëkurës

Ashtu si sistemet dhe organet tjera të organizimit  edhe lëkura i nënshtrohet llojeve të ndryshme të tumorit. Këto janë kryesisht formacione të ndryshme beninje ose potencialisht malinje (kanceri) si më e rrezikshme është melanoma.

Më rrallë, në lëkurë, mund të paraqiten tumore që rrjedhin nga sistemet dhe  organet  tjera, ose si tumore primare (tumoret e indeve te buta dhe e enëve të gjakut etj.) ose si metastaza tëtumoreve malinje që rrjedhin nga organet e largëta.

Si lind një tumor

Rritja e qelizave dhe ndarja normale e qelizave ndikohen nga faktorë të ndryshëm dhe sinjale që rregullojnë këtë proces. Kur vjen deri te dëmtimet e mekanizmave rregullues – “gabime” në sjelljen normale të qelizës – atëhere fillon të zhvillohet një tumor.

Qelizat të cilat rriten pakontrolluar dhe pakontrolluar ndahen, në veçanti te tumoret, si pasojë sjellin te formimi i metastazave – përhapja e tumorit në organet  tjera.

Besohet se procesi i formimit të tumorit është filluar si rezultat i ndryshimeve gjenetike (mutacioneve të ADN-së), të cilat gradualisht çojnë në një ndarje të modifikuar të një qelize të vetme. Me kalimin e kohës, akumulimi i qelizave të modifikuara ose të tumorit vazhdon, por edhe numri i mutacioneve rritet.

Apoptoza, ose vdekja e programuar e qelizave, është një mekanizëm i rëndësishëm natyror për heqjen e qelizave të dëmtuara që normalisht janë normale dhe të përditshme të krijuara në trupin tonë. Tumoret malinje në lëkurë ndodhin si rezultat i pamundësisë së mekanizmave rregullatorë – tëapoptozës,  për të riparuar dëmtimin e ADN-së qelizore.

Faktorët vendimtarë për zhvillimin e lezioneve prekanceroze dhe kancereve të lëkurës janë faktorët gjenetik (të lëkurës) dhe faktorët e mjedisit (ekspozimi afatgjatë ndaj diellit si dhe kontakti i përsëritur me substancat kancerogjene).

Sa e përhapur është melanoma

Kohët e fundit janë rritur shume rastet e melanomës në Evropëpor edhe në vendin tonë. Sot llogaritet se brenda një viti shfaqen rreth 50.000 raste të reja me forma agresive të kancerit të lëkurës në vendet Evropiane. Faktori më i rëndësishëm është rrezatimi ultravjollcë.

Melanoma mund të ndodhë në të gjitha pjesët e trupit, si në ato që janë vazhdimisht të ekspozuara ndaj veprimit të diellit  edhe në ato që janë të mbrojtura.

Vetëm një nëngrup i melanomës -lentigo malinje shfaqet ekskluzivisht në pjesët e ekspozuara në mënyrë të përhershme të trupit. Mund të thuhet se shfaqja e melanomës  lidhet me shpeshtësinë e djegieve në fëmijëri dhe rini nga dielli.

Në këtë moshë, riprodhimi i qelizave që pigmentojnë lëkurën është intensive, kështu që nën ndikimin e rrezatimit diellor mund të përshpejtohet edhe më tej. Në 10% të pacientëve ndërlidhen me histori familjare pozitive.

Në fëmijët para pubertetit, melanomat janë shumë tërralla.Faktorë të veçantë të rrezikut për melanoma janë nevusetkongjenitale, prania e nevuseve displastike, kserodermapigmentosum, dhe imunosupresioni.

Dermatoskopia, në njërën anë, mundëson diagnozën e tumorevemalinje të lëkurës, dhe më parë të gjitha melanomat, në një fazëtë hershme. Nga ana tjetër, kjo metodë zvogëlon numrin e heqjessë panevojshme kirurgjikale të ndrrimeve beninje. Në përgjithësi, paraqitja e çfarëdo ndryshimi të ri në lëkurë, mukozë apo në regjionin gjenital, është arsye e mjaftueshme për  vizitë te DERMATOVENEROLOGU.

Cila është mënyra më e mirë për mbrojtjen nga kanceri i lëkurës

Siç përmendëm edhe më lart ruajtja nga ekspozimi i tepruar në diell i lëkurës, përdorimi i kremrave mbrojtëse ndaj rrezeve të diellit çdo tre orë si dhe shmangia e orëve të mesditës, është një mënyrë për profilaksinë e melanomës dhe të gjithë kancereve të lëkurës në përgjithësi.

Por ne kemi të bëjme me shumë persona që për vite të tëra kanë neglizhuar me lëkurën e tyre, ndaj në këto raste Shoqata Evropiane e Dermatologjisë rekomandon kontrollin parandalues të nishaneve si vetë nga çdo njeri, ashtu edhe nga mjekët dermatologë.

Për këtë qëllim është caktuar  Dita Evropiane e Melanomës, ditë në të cilën mjekët dermatologë kanë deklaruar të bëjnë vizita falas në klinikat e tyrë për kontrollin e nishaneve.

Ekzaminimet e rregullta dermatologjike duhet të kryhet çdo vit, ose më shpesh nëse vreni edhe ndryshimin më të vogël në nishan, ose paraqitja e një nishani të ri, sidomos ata më të vjetër se 40 vjet.

Rekomandohet gjithashtu të bëhet heqja kirurgjike e nishaneve ose i njollave të pigmentuara të dyshimta dhe heqja kirurgjikale e nishaneve normale të vendosura në zonat ku bëhet fërkimi i përsëritur.

A janë të shërueshme kanceret e lëkurës

Të gjithë duhet të dinë se kanceri i lëkurës është i trajtueshëmkur diagnostikohet në stadet e hershme.

Kështu për çfarëdo dyshimi të vogël që keni duhet t’i drejtohenidermatologut. Dua të theksoj edhe një mendim të gabuar që kanë njerëzit kurthonë se “nishani nuk duhet prekur se një i njohuri im kur e hoqiu bë më keq” etj. Ne fakt në këto raste sëmundja e keqe nuk u përhap se u hoq nga mjeku, por sepse ishte lënë shumë kohë pa u hequr.

TAGS