5 June 2018 / 14:52
Sundimi i ligjit mbetet pika më kritike në rrugën evropiane të vendit. Pavarësisht notave pozitive në raportin e fundit të Komisionit Evropian, eksperti gjerman Rejnhard Pribe vlerëson se vendi ka ende shumë punë për të bërë sa i përket zbatimit të reformave sidomos në gjyqësor. Eksperti i cili përgatiti dy raporte për çështjet sistematike sa i përket sundimit të ligjit pas përfshirjes së vendit në skandalin e përgjimeve, rekomandon që të gjithë faktorët në shoqëri të angazhohen për adresimin e mangësive të përfshira në raportet e Brukselit.
Sundimi i ligjit është thelbësor për afrimin e vendit drejt BE-së, të gjitha resurset dhe forcat në shoqëri të angazhohen dhe fokusohen për këtë qëllim….Raporti i BE-së për progresin e Maqedonisë konstaton përparim në fusha të caktuara por ekzistojnë edhe shumë fusha ku duhet bërë ende shumë punë, të zbatohen reformat e nevojshme për procesin e integrimeve evropiane. Çështja qendrore dhe prioritare në raport është sundimi i ligjit me të gjitha aspektet që përfshin…Ne kemi propozuar zbatimin e shumë politikave evropiane në shumë fusha gjë që është në interesin e qytetarëve dhe jo vetëm për të përmbushur kushtet për anëtarësim në BE – dekalroi Rejnhard Pribe, ekspert
Rejnhard Pribe udhëhoqi grupin e ekspertëve të angazhuar nga BE-ja të cilët përgatitën dy raporte në vitin 2015 dhe në vitin 2017. Raportet parashikonin rekomandime konkrete për të adresuar problemet me politizimin e gjyqësorit, reformat në Drejtorinë e Kundërzbulimit, luftën kundër korrupsionit, presionet politike ndaj mediave, ndaj trupave rregullatorë përfshi komisionin anti-korrupsion etj. Sipas ekspertit gjerman shumë nga mangësitë në këto fusha nuk janë kapërcyer ende.
Semra Musai