Zyra e jashtme për punë kriminale në Prilep ka ngritur padi penale kundër V.R.B.(41) nga fshati Radobil i Madh, Prilep për kryerjen e veprës penale “vjedhje” dhe kundër N.K.(24) nga fshati Buzalkovo, Prilep për kryerjen e veprave penale “ ndihmë “ në lidhje me “ vjedhje “ dhe veprën penale “fshehje”, transmeton Almakos.
Me 01.11.2018, i padituri i dytë e ka angazhuar të paditurin e parë që të kryej transportimin e druve të prera ilegalisht, për të cilat i ka marr me një dërgesë false nga Ndërmarrja e Pyjeve “Bor i Zi”.
Pas kësaj, ditën e njëjtë në Prilep nga ana e zyrtarëve policor gjatë kontrollit në veturën “Mercedes” të drejtuar nga i padituri i parë, janë gjetur dru për ngrohje, për të cilat dërgesa ka qenë jo adekuate.
Nga ana e zyrtarëve policor është konstatuar se edhe i padituri i dytë nuk e ka poseduar licencën adekuate për transportimin e mallrave që duhet të nxirret nga Ministria për transport dhe lidhje.