“Princi im”, aktorja ndan foton e ëmbël me vogëlushin e saj, zbulon dhuratën e veçantë për të (Foto)

“Princi im”, aktorja ndan foton e ëmbël me vogëlushin e saj, zbulon dhuratën e veçantë për të (Foto)

Aktorja e njohur Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë disa ditë më parë. Lajmin e bëri me dije vetë aktorja përmes një postimi në rrjetet sociale, ndërsa tregoi se vogëlushin e pagëzuan me emrin Amar.



Së fundmi, aktorja ndau një tjetër foto të ëmbël ku shfaqet me vogëlushin e saj. Bashkangjitur postimit, ajo zbuloi dhe dhuratën e veçantë që i bëri Amarit.

“Shalli i tij i parë duhet të jetë special. Ai është princi im, kështu që zgjodha për të shallin mbretëror nga @ghhurt. Dua ta mbaj përgjithmonë si shallin e tij të parë dhe do ta vendos në një kornizë”, ka shkruar Olta në ‘Instagram’.

TAGS