S A 2019-04-02T15:35:57+02:00
Nga viti në vit rritet numri i fëmijëve me autizëm. Në nivel botëror, një në 68 fëmijë është i diagnostikuar me autizëm. Maqedonia e Veriut nuk ka të dhëna zyrtare mbi numrin e personave me autizëm, megjithatë ekspertët vlerësojnë se trendi i rritjes së numrit të të prekurve është karakteristikë edhe te ne. Prindërit e fëmijëve autik shprehen të pakënaqur nga përkujdesja institucionale dhe kërkojnë që terapitë për autizëm të jenë në listën pozitive të Fondit Shëndetësor.
Vështirësitë janë tejet të mëdha. Ne përballemi me çfarëdolloj vështirësish veçanërisht gjatë procesit të përfshirjes në përditshmëri. Por pos aspekti social është edhe aspekti material për të cilin prindërit përballen çdo ditë derisa furnizohen me terapitë suplementare. 16:30 Terapia suplementare vitaminoze nuk shkon me recetë, dhe gjithë kjo godet xhepin e prindërve, dhe të gjitha i blejmë privat jo vetëm në Maqedoni por edhe nga jashtë vendit. Mund të paramendoni se sa do të kushtonte një ilaç suplement ta sjellësh nga jashtë”. –theksoi Ana Maria Cigleniak, Prind
Ekspertët alarmojnë se tek shumë fëmijë autizmi shfaqet nga përdorimi i tepërt i pajisjeve teknologjike si celularët, tabletat etj. Ndërkaq shprehin shqetësimin e thellë mbi trajtimin e vonshëm të fëmijëve si pasojë e mentalitetit.
Prindërit të kenë shumë kujdes se sa kohë dhe çfarë shikojnë fëmijët përmbajtjen e tyre, sepse mosha 2 vjeçare kur fëmija është në fazën e zhvillimit gjuhësor kur eksploron rreth vetes dhe rreth pjesës sociale ai fëmijë mbyllet në botën e brendshme dhe fillon të shfaq simptome të autizmit”. –tha Zemrijet Veseli, Psikologe Klinike
..shpesh ndodh që prindërit të mos duan që diagnoza e tyre të shfaqet në shoqëri, ata madje fshehin fëmijët e tyre përveç çrregullimit që kanë, dhe kjo nuk shkon në dobi të fëmijëve e as në dobi të prindërve, por përkundrazi shkon në dëm të tyre ..nuk është turp që të trajtojnë fëmijët e tyre, përkundrazi ajo shërben në përparimin e tyre që ata një ditë të mund të pavarësohen dhe mos të mbeten të pavarur përgjithmonë”. – u shpreh Hatixhe Sefa, Shoqata “ Savant”
Në gjithë botën sot është shënuar dita botërore e autizmit.
Vjollca Aliti
Loading…