Prishtina arrin në Turqi, mban stërvitjen e parë

Prishtina me stafin e saj dhe 25 futbollistët kanë mbërritur në Lara të Antalyas në Turqi dhe sot kanë mbajtur seancën e parë stërvitore.

Prishtina sot ka mbajtur seancën e parë stërvitore nga ora 10 të mëngjesit në fushat e kompleksit “Internacional”.

Ndërsa ekipi sikurse vitin e kaluar është vendosur në hotel “Titanic”.

Prishtina pritet t’i zhvillojë tri ndeshje miqësore në skuadra ukrainase gjatë qëndrimit në Turqi.


Shtabi teknik i përbërë nga pesë trajnerë, Mirel Josa, Artan Luzi, Armend Simnica, Debatik Curri dhe Ahmet Beselica, në grumbullim në Turqi kanë futbollistët:

Visar Bekaj, Alban Muqiqi dhe Laurit Behluli – portierë

Armend Thaqi, Leotrim Bekteshi, Armend Dallku, Ahmet Haliti, Agon Xhaka, Abdul Bashiru – mbrojtës.

Donat Hasanaj, Jamal Arago, Diar Miftaraj, Lorik Boshnjaku, Ergyn Ahmeti, Argjend Mustafa, Qendrim Zyba, Ramush Ramadani – mesfushor.

Bleon Sekiraqa, Mergim Pefqeli, Meriton Korenica, Marjo Morina, Arbër Hoxha dhe Gauthier Mankenda – mesfushor ofensivë.

Basid Khalid dhe Alen Jasharoski – sulmues.


TAGS