Prishtina e mund Borean me 76 pikë dallim

Prishtina e mund Borean me 76 pikë dallim

Prishtina e ka mposhtur Borean thellë 128:52 të mërkurën në kryeqytet, duke e vazhduar serinë pa humbje në Superligën e Kosovës në basketboll edhe pas javës së 24-të.

Prishtina triumfoi bindshëm me 76 pikë dallim në ndeshjen e javës së 24-të kundër Boreas, e cila u zhvilluar sot në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, raporton Gazeta Express.

Bardhekaltrit janë lider të padiskutueshëm me 48 pikë nga 48 të mundshme pas 24 fitoreve në po kaq xhiro.

Borea vazhdon të jetë në fundin e renditjes në Superligë me vetëm 25 pikë, pas 21 humbjeve deri tani.

/Gazeta Express/

TAGS