Prishtina – Llapi, konfirmohet koha e ndeshjes

Prishtina – Llapi, konfirmohet koha e ndeshjes
13:47 | 7 Maj 2019

Derbi i xhiros në Superligën e Kosovës do të luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ndërmjet Prishtinës dhe Llapi.

Fillimisht u tha se ndeshja do të luhet të shtunën nga ora 20:00, por ishte Feronikeli ai që kërkonte transparencë dhe të gjithë ndeshjet të luheshin në orar të njëjtë.

Federata e Futbollit të Kosovës ka marrë vendim që takimi të luhet të shtunën nga ora 16:00, shkruan lajmi.net.

Kjo sfidë mund të përcaktojë gjithçka rreth titullit, që sivjet është më dramatik se kurrë, ku kanë mbetur edhe tre ndeshja pa u përfunduar kampionati.

Prishtina dhe Llapi kanë nga 69 pikë dhe ndajnë pozitat tre respektivisht dy, ndërsa Feronikeli është në pozitën e parë me dy pikë më shumë, 71 sosh.

Skuadra nga Drenasi në dy xhirot e fundit takohet me ‘Bardhekaltërit’ dhe ekipin nga Podujeva. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS